Anija kozmike japoneze tenton misionin e parë në sipërfaqen e Hënës

schedule17:34 - 25 Prill, 2023

schedule 17:34 - 25 Prill, 2023

Një startup japonez hapësinor po përpiqet të zbarkojë një anije kozmike në Hënë sot.

Ispace ka shpallur tre vende alternative të uljes dhe mund të zhvendosë datën e uljes në 26 prill, 1 maj ose 3 maj, në varësi të kushteve të motit.

Hakuto-R, po mban roverin Rashid, i cili u ndërtua nga Qendra Hapësinore e Dubait Mohammed bin Rashid (MBRSC), në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), anija e parë kozmike hënore e ndërtuar nga Arabia.

Në vitin 2019, dy përpjekje për ulje në hënë, një nga agjencia hapësinore indiane dhe një nga SpaceIL, një kompani izraelite jofitimprurëse, dështuan. Në histori, vetëm tre vende kanë kryer një ulje të kontrolluar hënore, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

“Ajo që kemi arritur deri më tani është një arritje e madhe dhe tashmë po i zbatojmë mësimet e nxjerra nga ky fluturim në misionet tona të ardhshme,” tha në fillim të këtij muaji themeluesi dhe CEO i Ispace, Takeshi Hakamada.

Suksesi i Hakuto-R, komenton Reuters, mund të forcojë bashkëpunimin hapësinor midis SHBA-së dhe Japonisë, në një kohë kur Kina po rrit konkurrencën në hapësirë.

Emri Hakuto i referohet lepurit të bardhë që jeton në hënë sipas mitologjisë japoneze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!