Ishte shpallur në kërkim/ Kapet në Rinas 28-vjeçarja, anëtare e grupeve kriminale që shpërndanin drogë (EMRI)

schedule12:10 - 25 Prill, 2023

schedule 12:10 - 25 Prill, 2023

Një 28-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”, është ndaluar nga policia në aeroportin e Rinasit.

Shtetasja Arlinda Rama u ndalua pasi Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ajo ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës. Një muaj më parë u arrestuan 20 persona për shpërndarjen e droges.

Njoftimi i policisë

Rinas

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijm të kontrolleve për kapjen e shtetasve ne kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i RSh-së, kanë ndaluar shtetasen A. R., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasja A. R. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Mterialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!