Digjet “mushkëria e botës”, 9500 vatra zjarri në një javë në pyjet e Amazonës

schedule10:46 - 23 Gusht, 2019

schedule 10:46 - 23 Gusht, 2019

Pyjet e Amazonës po shkrumbohen prej një jave. Rreth 9500 vatra zjarri janë shënuar në këto pyje gjigande në Brazil, duke vendosur një rekord historik. Mijëra hektarë pyje janë në flakë, ndërsa reja e dendur e tymit që ka mbuluar Rio de Zhanerion po zhvendoset drejt Atlantikut.

Presidenti Zhair Bolsonaro tha se Brazili e ka të pamundur të menaxhojë atë që ai e quan një situatë të jashtëzakonshme. Ai shkon edhe me tej kur thotë se është shkaktuar nga grupime të huaja që janë kundër programit të tij politik të ekstremit të djathtë. /ABC News Albania 24/7