Shpërthimi në Pakistan, rritet numri i viktimave dhe të plagosurve

schedule07:47 - 25 Prill, 2023

schedule 07:47 - 25 Prill, 2023

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe mbi 50 janë plagosur nga shpërthimet në një objekt kundër terrorizmit në Pakistan. Policia tha se nuk dyshohet për një sulm terrorist. Shpërthimi vrau kryesisht policë dhe rrafshoi objektin e posaçëm kundër terrorizmit.

“Deri më tani besojmë se mund të ketë qenë ndonjë shpërthim në të për shkak të një pakujdesie. Ne po i mbajmë të gjitha opsionet tona të hapura.”, tha shefi i policisë për Reuters. Më herët, Shehbaz Sharif theksoi se ishin sulme “vetëvrasëse”.

Rajoni, i cili është afër zonës kufitare me Afganistanin, është i prirur për kryengritje. Ishte vendlindja e Mullah Fazlullah, ish-shefi i talebanëve pakistanezë, dhe gjithashtu ku militantët qëlluan dhe plagosën laureaten Nobel, Malala Yousafzai në vitin 2012./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!