Super Mario ka dhënë një intervistë të gjatë për një radio italiane, ku ka folur për karrierën e tij dhe ka përmendur veçanërisht dy skuadrat italiane, Interin dhe Milanin.
Në të njëjtën kohë, ai përmendi marrëdhënien e tij me Jose Mourinhon, të cilin e konsideron gjithashtu të rëndësishëm në karrierën e tij.
Deklaratat e tij me detaje:
“Që i vogël kam luajtur për t’u argëtuar. Prindërit e mi gjithmonë përpiqeshin të më frenonin sepse nuk isha një fëmijë i zakonshëm. Gjithë karrierën time ia kam borxh Interit, por në zemër jam gjithmonë një Milanist. Mourinho është shumë i mirë.
Kam pasur një marrëdhënie të veçantë me të, një marrëdhënie të bukur. Kemi dy personazhe të vështira për t’u menaxhuar, shpesh jemi grindur, por ka qenë një konflikt dashurie, mes babait dhe djalit.
Një herë u grindëm në autobusin e skuadrës dhe i kërkova shoferit të autobusit të më lëshonte, hipa në makinën time dhe shkova në shtëpi. Më pas Interi humbi dhe pasoi një rrëmujë.
Në jetën time kam bërë shumë gabime, por gjithmonë kam dalë në krye. Tripleta e Interit? Mourinho bëri diferencën, ai nxjerr më të mirën”. /G.D abcnews.al/