Bashkimi Evropian thotë se po planifikon një evakuim të mundshëm të qytetarëve të tij nga kryeqyteti i Sudanit, Khartoum.
Një zyrtar i lartë tha se një operacion ishte duke u koordinuar, dhe po punohej për të nxjerrë njerëzit jashtë.
Rreth 1,500 shtetas të BE-së janë bllokuar në kryeqytetin sudanez.
Shtatë vende anëtare të BE-së kanë misione në Sudan.
Duke folur në Berlin së bashku me homologen e saj spanjolle, ministrja e Jashtme gjermane Anna Baerbock tha se prioriteti i parë ishte një armëpushim në mënyrë që njerëzit të mund të tërhiqeshin.
Ajo tha se intensiteti në rritje i luftimeve në Khartoum nënkuptonte për momentin se kjo nuk ishte e mundur.