Mes Gjykatës dhe çerek-finales, tifozët e Juventus presin në “ankth” rikthimin e pikëve

schedule17:34 - 20 Prill, 2023

schedule 17:34 - 20 Prill, 2023

Prej ditës së djeshme, gjithë klubi i Juventus si dhe futbolldashësit e “bardhzinjve” janë në ankth teksa presin vendimin e Gjykatës së Apelit për të anulluar ose jo penalizimin prej 15 pikë që Gjykata e Federatës Italiane të Futbollit, mirëpo ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja për atë çka e pret “zonjën e vjetër”.

Kështu sipas medias prestigjioze italine, “Sportmediaset”, për vendimin e Juventus janë 2 skenarë në horizont, me të parin që i kthen të gjitha pikët “zonjës së vjetër”, ndërsa i dyti është që “bardhezinjtë” të penalizohen por me një numër të reduktuar pikësh.

Mirëpo, nëse Kolegji i Garancisë vendos të kthejë gjithçka në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit do të ketë 30 ditë kohë për të nxjerrë një vendim të ri. Në rast të një takimi urgjent, çdo gjë do të sillej me 15 ditë, por dënimi i ri do të ishte sërish i ankimueshëm në Kolegjin Garantues Coni me 60 ditë të tjera kohë që do të grumbulloheshin, duke sjellë vendimin përfundimtar përtej përfundimit të kampionatit. /i.m /abcnews.al