“Djalosh i pashëm”, komplimentoi Zelenskyn, e moshuara ruse gjobitet me 40 mijë rubla

schedule14:07 - 20 Prill, 2023

schedule 14:07 - 20 Prill, 2023

Një grua ruse 70-vjeçare komplimentoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e pagoi shtrenjtë. Sipas “Daily Mail”, Olga Sleghina kishte pohuar dhjetorin e kaluar, ndërsa ndodhej në një sanatorium, se lideri i Ukrainës është një “djalosh i pashëm”.

Fjalët e bukura për Zelenskyn me siguri “acaruan” Kremlinin, si rezultat i së cilës policët e morën në pyetje të moshuarën dhe një gjykatë e Moskës e gjobiti me  40 mijë rubla (445 euro).

Seanca e çështjes së Slegginës zgjati vetëm pesë minuta. Siç raporton botimi britanik, pas marrjes në pyetje, gjykata i kërkoi asaj të firmoste një letër.

70-vjeçarja ruse u akuzua për “diskreditim” të ushtrisë ruse, sepse ajo e përshkroi presidentin 45-vjeçar ukrainas si një “djalosh të pashëm”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!