Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, vendim i marrë në nëntorin e kaluar për konfiskimin e 26 pasurive të shtetasit, Ylli Ndroqi.
SPAK ka nisur hetimet ndaj Ndroqit që në vitin 2020, si një person i dyshuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike , për këtë i dënuar në Turqi në vitin 1998.
Fillimisht u vendos për konfiskimin e 31 pasurive, por më pas u vendos për 26 prej tyre, përfshirë edhe Ora News, pasi nuk i justifikonte këto pasuri me burimet e të ardhurave.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 20.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 32 akti, datë 02.02.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit Y.N., M.N., shoqëria “… sh.a.”, kundër vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar me konfiskimin e disa pasurive.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. r.t/abcnews.al