Gjyqtarët spanjollë po mendojnë të pezullojnë kampionatin në shenjë proteste!

schedule17:01 - 18 Prill, 2023

schedule 17:01 - 18 Prill, 2023

Gjyqtarët spanjollë po mendojnë të pezullojnë ligat vendase, për shkak të klimës armiqësore që përjetojnë çdo ditë.

Sipas disa mediave nga vendi i Gadishullit Iberik, ata janë të vendosur të mos i tolerojnë akuzat që marrin vazhdimisht nga trajnerët, lojtarët, tifozët, por edhe njoftimet e skuadrave dhe tani janë shumë pranë të ndalojnë bilbilin.

Në fakt, pak ditë më parë, një gjyqtar në territorin spanjoll në Afrikë, Ceuta, ishte viktimë e dhunës, pasi tifozët ishin të pakënaqur me vendimet e tij.

Vendimi përfundimtar i tyre do të merret në telekonferenca, e cila do të zhvillohet sot me (18/4), pasi e djeshmja nuk u zhvillua, pasi ekzistonte frika se diskutimet e tyre do të dilnin.

Nëse kjo bëhet realitet, ligat vendase do të pezullohen, pasi nuk mund të zhvillohen ndeshje pa praninë e arbitrave. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!