Tritol armiqve të Martinajt, kërcënohet babai i Leonard dhe Elis Dukës

schedule13:12 - 18 Prill, 2023

schedule 13:12 - 18 Prill, 2023

Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte në një apartament në zonën e Freskut, në Tiranë, në pronësi të babait të Leonard dhe Elis Dukës, vellezerve të akuzuar për vrasjen e ish policit Santiago Malkos, si dhe të njohur si rivalë të Ervis Martinajt.

Mësohet se lënda plasëse ishte rreth 50 gr tritol e lidhur me fitil përcjellës.

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, policia nuk ka mundur të sighurojë dëshmitë e asnjërit prej pjesëtarëve të familjes Duka, kjo për faktin se në këtë banesë prej 5 vitesh nuk jetojnë as prindërit e Leonard e Elis Dukës. Mësohet se banesa i ishte lënë në ruajtje një të afërmi të tyre, por ai ai nuk është gjetur për t’u pyetur.

Hetimet për këtë ngjarje, janë shtrirë në dy pista. E para është ajo e ndonjë kërcënimi të mundshëm për pjesëtarë të familjes Duka, për shkak të konflikteve të tyre mes grupeve rivale.

Si pistë të dytë hetuesit po verifikojnë nëse lënda plasëse është vendosur nga vetë pjesëtarë të familjes Duka. Kjo për faktin se në muajin shkurt të këtij viti Leonard Duka u arrestua në Belgjikë dhe është në pritje të ekstradimit për në vendin tonë për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Malkos në gusht të vitit 2019. Për këtë arsye, policia ka dyshime se kërcënimi ndaj familjes Duka të jetë i stisur për të kundërshtuar ekstradimin nga Belgjika.

Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjesve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite.

Si pasojë e shpërthimit në banesën e 65 vjearit Muhamet Duka, pati dëme të konsideruesdhme në banesat e fqinjëve. Ata tregojnë tmerrin që përjetuan që orën 3 të mëngjesit.

Për të zbuluar autorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie, por nuk është mundur të përfitohet ndonjë provë e vlefshme për policinë./abcnews.al