Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, ka zhvilluar një vizitë në Brazil, ku është takuar me homologun e tij brazilian, Mauro Vierria.
Mediat e huaja shkruajnë se në këtë takim Lavrov ka thënë se Rusia është e interesuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Është e vetëkuptueshme se ne jemi të interesuar për t’i dhënë fund konfliktit ukrainas sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi shpjeguar vazhdimisht arsyet e ngjarjeve që po zhvillohen, dhe qëllimet që synojmë në lidhje me këtë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera në mediat ruse thuhet se Lavrov dhe Vieira diskutuan “kontekstin që duhet të merret parasysh për të trajtuar probleme të tilla në një mënyrë që bazohet në marrëveshje afatgjata dhe jo në zgjidhje afatshkurtra”.
Nga ana tjetër qeveria ukrainase ka theksuar në mënyrë të përsëritur se negociatat mund të fillojnë vetëm me kusht që Rusia të tërheqë forcat e saj prapa kufijve ukrainas, siç u krijua në 1991./abcnews.al