Dani Alves doli sot para prokurorit, me synimin për të kërkuar edhe një herë falje dhe për të folur për rastin e përdhunimit të një vajze të re në një klub nate muaj më parë, siç pretendohet nga viktima.
Ish-lojtari i Barcelonës, i cili ndodhet në paraburgim që prej datës 20 janar, ka dëshmuar mëngjesin e sotëm për rreth gjysmë ore, për herë të dytë, para prokurorit që e hetonte për veprën e dyshuar, shkruan abcnews.al.
Alves, i cili në dëshminë e tij të parë para prokurorit që e dërgoi në burg përdori tre versione të ndryshme të ngjarjes, sot ka pranuar për herë të parë se ka kryer marrëdhënie seksuale me të renë.
Megjithatë, ai insistoi edhe një herë se çdo gjë që ndodhi në klubin e natës mes tij dhe vajzës ishte konsensuale, pasi edhe ajo donte të bënte marrëdhënie seksuale.
Mbrojtja e lojtarit argumentoi para gjyqtarit se futbollisti ka theksuar se i respekton gjithmonë femrat dhe nuk do të përdhunonte në asnjë rrethanë. /G.D abcnews.al/