REKORD/ 3,206 pompa në një orë, 33 vjeçari futet në Librin Guinness

schedule14:26 - 17 Prill, 2023

schedule 14:26 - 17 Prill, 2023

 

33-vjeçari, australian, Lucas Helmke ka arritur të futet në Librin Guinness, pas një performancë të jashtëzakonshme fizike.

Ai arriti të bëjë plot 3,206 pompa për vetëm një orë, ose 26.7 pompa çdo 30 sekonda duke marrë kështu çmimin Guinness.

Mësohet se Helmke i kishte vënë qëllim vetes për të thyer këtë rekord dhe ishte stërvitur më intesivisht në 2-3 vitet e fundit.r.t/abcnews.al