Për herë të dytë brenda një jave një zjarr i madh ka shpërthyer në Gran Canaria në Spanjë, rreth 8 mijë persona janë evakuuar ndërkohë që janë rreth 600 personat të cilët po përpiqen të shuajnë flakët.
Rreth 8 mijë persona janë evakuuar në Gran Kanaria, në Spanjë si pasojë e një zjarri të dytë të madh të shpërthyer brenda një jave në ishullin atlantik. Flakët u përhapën në qytezën e Valesekos, duke u ndarë më pas në dy drejtime.
Deri tani vlerësohet se është shkrumbuar rreth 3400 hektarë bimësi. 600 persona, mes të cilëve zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po përpiqen të shuajnë flakët, të mbështetur nga 9 helikopterë dhe dy avionë.
Autoritetet spanjolle paralajmëruan se ka shumë mundësi që zjarri të përhapet dhe më shumë në një kohë që në ishull temperature shënon 40 gradë, me erëra të forta dhe aspak lagështi.
Presidenti i rajonit të Canaries foli për një dëm të madh ambiental duke shtuar se siguria e banorëve mbetet prioritet. Evakuimet kanë kryer në të paktën 40 fshatra në zonën e Valesekos. Për shkak të temperaturave të larta, gjysma e provincave spanjolle janë në gjendje alarmi për shkak të rrezikut të zjarreve./ABC News Albania 24/7

