Aksidenti i frikshëm: Immobile kalon natën në spital me disa fraktura

schedule10:19 - 17 Prill, 2023

schedule 10:19 - 17 Prill, 2023

Ciro Immobile ka kaluar natën në spital pas aksidentit që pësoi me një tramvaj ditën e djeshme. Sulmuesi i Lazios në fakt është shtruar për masa paraprake në Poliklinikën Gemelli pas traumës në shtyllën kurrizore dhe frakturës në brinjët e krahut të djathtë. Dinamika e aksidentit mbetet ende për t’u sqaruar. Sipas sulmuesit të Lazios, tramvaji ka ecur me semafor të kuq, ndërsa shoferi i mjetit të transportit e ka mohuar këtë gjë.

Menjëherë pas përplasjes, Immobile ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Tramvaji kaloi me dritë të kuqe të semaforit”, tha Immobile. Drejtuesi i Tramvajit, i cili gjithashtu përfundoi në spital me një prognozë 7 ditore, ka një version krejt të ndryshëm nga ajo e sulmuesit italian.

“Mbaj mend që kalova semaforin me jeshile dhe makina mbërriti me shpejtësi të madhe”, kishte thënë ai. Tashmë do t’u mbetet hetuesve të kuptojnë dinamikën e aksidentit falë pamjeve nga kamerat e zonës. Ndërkohë dy mjetet janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen vlerësimit.

Immobile më pas u tha miqve të tij për ato momente tmerri. “Një goditje e pabesueshme. Mendova vetëm për të mbrojtur vajzat e mia. Një makth, kisha frikë për to. Për fat të mirë ne dhe shoferi i tramvajit jemi mirë”./ h.ll/abcnews.al