Të shumta kanë qenë telefonatat këtë të hënë në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ekranin e ABC News. Padyshim, nuk kishte se si të mungonin edhe qytetarët të cilët flasin për kandidatët që garojnë në zgjedhjet vendore.
Njëri prej tyre është ndalur te hapja e fushatës, në të cilën koalicioni “Bashkë fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës, e bëri në stadiumin ‘Air Albania’.
Sipas telefonuesit, e mbushën stadiumin plot dhe po presin që përveç autobusëve, kandidati Belind Këlliçi të shtojë edhe pika të tjera në programin e tij.
“U mbush shumë ai stadiumi dje, plot fare. Më duket se fitoi Ilir Meta, 5 me 0. Ne po presim shumë gjëra nga Këlliçi, po ai s’po bën asgjë, vetëm autobusat falas, po bukën, po gjërat e tjera nuk i falas”, tha qytetari./abcnews.al