Al Nassr tund bankën për hir të Zinedine Zidane.
Sipas raportimeve të mediave saudite, skuadra e Cristiano Ronaldos i ka ofruar një kontratë dy vjeçare me një pagë totale prej 120 milionë eurosh, për ta bindur atë të transferohet në vendin aziatik.
Zidane nuk ka dhënë ende përgjigjen e tij për drejtuesit e klubit, të cilët janë në kërkim të një trajneri të ri për ekipin e tyre pas largimit të Rudi Garcia.
Deri para pak kohësh, Dinko Zilicic ka qenë teknik zyrtar në Al Nassr, ndërsa Paris Saint-Germain ka qenë i interesuar për Zidane prej kohësh. /G.D abcnews.al/