Brazili kërkon krijimin e grupit të paqes për të mbyllur luftën në Ukrainë

schedule20:24 - 16 Prill, 2023

schedule 20:24 - 16 Prill, 2023

Presidenti i Brazilit ka bërë thirrje që të krijohet një grup paqeje, i përbërë nga vende që nuk janë përfshirë në konflikt, dhe të punojë për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë. Luiz Inacio Lula da Silva tha se bisedoi këtë çështje gjatë kësaj jave me homologun kinez, Xi Jinping.

“Mendoj se duhet të ulemi në një tavolinë dhe të themi ‘mjaft, le të fillojmë të flasim’ sepse lufta kurrë nuk solli dhe nuk do t’i sjellë kurrë asnjë përfitim njerëzimit”, tha Lula, raporton skynews.

Ai këtë e tha pasi kishte kritikuar SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për armatimin dhe mbështetjen e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë. Gjermania në fillim të këtij viti thuhet se i kërkoi Brazilit të furnizonte gjithashtu me armë, por refuzoi Lula.

Të dielën, ai përsëriti pikëpamjen se vendimi për fillimin e luftës ishte “marrë nga dy vende” ndërsa shtoi se përfundimi i saj do të ishte më i vështirë pasi do të duhej të binden më shumë kombe.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!