Një qen që u zhduk në detin e ngrirë të Alaskës u gjet gati një muaj më vonë, pasi kaloi rreth 150 milje në detin me akull.
Mandy Iworrigan, e cila jeton në Gambell në ishullin St. Lawrence, tha se ajo dhe fëmijët e saj po vizitonin qytetin e Savoonga, kur dy nga tre qentë e tyre, Starlight dhe Nanuq, u endën me qenin Ghost. Ky i fundit njihet për zhdukjen në natyrë për javë të tëra dhe për t’u kthyer në shtëpi e sigurt, por ajo ishte e shqetësuar për Starlight dhe Nanuq.
Iworrigan u shpreh se u trondit kur Starlight u shfaq në ditën e fundit të familjes në Savoonga, 37 milje nga shtëpia, dy javë e gjysmë më vonë, ndërsa vajzat e saj po luanin jashtë. Ajo beson se Nanuq mund të jetë hedhur kur akulli i detit u zhvendos teksa kërkonte ushqim. Qeni u gjet me një këmbë të fryrë, shenja kafshimi nga një kafshë e panjohur, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al