Andre Onana, portieri i Interit, ka futur veten në statistika të mrekullueshme në turneun e Champions League.
Sipas faqes së specializuar për statistika “Opta”, portieri kamerunas ka bërë më shumë pritje këtë sezon në Champions League. Onana ka bërë plot 39 pritje dhe e ka mbajtur portën të paprekur plot gjashtë herë.
Portieri zikaltër ka pritur 84.8% të goditjeve të marra në portë, askush si ai këtë sezon në Champions League. Edhe në sfidën e fundit, ajo kundër Benfica në Portugali, Onana bëri disa pritje të mrekullueshme dhe vendimtare, duke e mbajtur portën e paprekur./ h.ll/abcnews.al
? Textbook dummy, by André Onana #UCL pic.twitter.com/Vx4xG2yQSX
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 14, 2023
1 – André #Onana is the goalkeeper with most saves (39) and clean sheets (6) in Champions League this term. Onana has saved 84.8% of shots conceded, the higher ratio in this edition (min. 5 apperances). Shutter.#BenficaInter #UCL pic.twitter.com/WSscC2WQg8
— OptaPaolo (@OptaPaolo) April 12, 2023