“Jam gjyshja e Stefanias, nga ana e mamasë. Kur ime bijë shkoi në spital në Tiranë, më tha… mama nuk do të kthehemi. Më tha të marr Elenin… mu rrënqeth mishi i tërë, kurrë nuk më shkonte mendja tek kjo sëmundje (qan me dënesë)… o Zot i madh… vetëm këtë të mos e kisha marrë vesh.”
Këto janë fjalët drithëruese të një gruaje e cila vetë po përballet me kancerin… ndërsa tanimë, mbesa e saj Stefania, është diagnositifikuar me leuçemi akute.
Në një rrëfim të ndjerë për “Shqiptarët për Shqiptarët”, nënë Tefta tregon se është sikur një gozhdë t’i ketë përshkuar qënien. E mes lotëve e dhimbjes, ajo thotë se më parë kishte uruar vdekjen, sesa të mësonte për sëmundjen e Stefanias, mbesës.
“Unë e di këtë sëmundje… jam vetë me sëmundje të keqe (kancer)… (qan) gjumi nuk më zë, po shkoj zvarrë e Zoti nuk po më merr… o Zot i madh (qan me dënesë). O të keqen e nënës, o Stefani, o shpirt…
Kam një javë që qaj, o Zot… unë nuk dua të ndodhë gjë para meje, të iki unë njëherë… në dorë të Zotit e kam lënë (qan), se Zoti bën mrekulli…
Jeta nuk më dhimbset… vetëm këtë gozhdë të mos kisha marrë. Të kisha ikur më para, të mos e shikoja këtë dramë. Ju lutem shumë, kushdo që ka dëshirë të ndihmojë… o Zot i madh, ju lutem shumë, ma ndihmoni vajzën.”-thotë mes lotëve gjyshja e 13 vjeçares.