Arsenal mund edhe Bernlein

schedule16:30 - 17 Gusht, 2019

schedule 16:30 - 17 Gusht, 2019

Skuadra londineze e trajnerit Emeri arrin fitoren e dytë në kampionat. Fiton sot me jo pak vështirësi kundër skuadrës modeste të Bërnleit 2-1. Xhaka nuk ishte në fushë për shkak të dëmtimit në një kohë që Lakazet ishte njeriu i ndeshjes.

Me vështirësi por ia del  dhe merr tre pikët e radhës në Premier Ligë. Arsenali bën detyrën dhe nuk lë asnjë pikë edhe në javën e dytë të kampionatit anglez, duke mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Bernelit.

Lakazet ka qenë edhe njeriu I ndeshjes duke arritur të shënojë golin e parë pasi ka dribluar mjaft mirë kundërshtarët në zonë, ndërkohë që asistin e dha mesfushori i ardhur nga Reali, Dani Sebajos. Pas këtij goli ndeshje vazhdoi e qetë për të dyja skuadrat, dhe atëherë kur të gjithë po mendonin se pjesa e parë do mbyllej me avantazhin e “Topçinjve të Londrës”, erdhi edhe goli i barazimit. Ishte Barnes i cili falë një devijimi nga mbrojtja e Arsenalit, u gjend i vetëm në zonë, dhe nuk e kishte të vështirë të çonte topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë ka qenë sërish Arsenali që e ka kërkuar golin dhe Obamejang ka realizuar nga jashtë zone për 2-1, me top të marrë sërish nga Sebajos. Me këtë rezultat, është mbyllur edhe takimi, ndërkohë që në pjesën e dytë është aktivizuar Kolashinaç ndërsa Xhaka është i dëmtuar dhe ka munguar këtë takim. Pavarësisht përpjekjeve të Bernleit për të barazuar rezultatit nuk ia arritën, dhe Emeri  siguroi fitoren e dytë për këtë sezon.

Përkohësisht në krye, por një start shumë i mirë për skuadrën londineze që arrin në këtë mënyrë të ketë pikët e plota, paçka se nuk kanë nisur ende provat e forta dhe direkte për të me rivalët e drejtpërdrejtë, të cilët në Angli nuk janë pak.