Ambasada e Finlandës në Moskë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Rusisë pasi mori tre letra të enjten, njëra prej të cilave përmbante pluhur të bardhë, raportoi të premten media shtetërore ruse RIA Novosti.
Një deklaratë e ambasadës e marrë nga RIA thotë se “tre letra iu dorëzuan Ambasadës së Finlandës në Federatën Ruse, me hapjen e të parës prej të cilave u gjet një pluhur”.
Letrat iu dorëzuan përfaqësuesve rusë dhe ambasada finlandeze njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, shtohet në deklaratë.
Marrëdhëniet midis Helsinkit dhe Moskës janë të tensionuara me anëtarësimin e fundit të Finlandës në NATO.
/abcnews.al