Një djalë 5 vjeçar në Milano goditi aksidentalisht me biçikletë një 87 vjeçare në një park publik. E moshuara ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar në tokë duke goditur kokën dhe ka ndërruar jetë.
Babai i fëmijës tani akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Sipas asaj që ai u tha hetuesve, prindi po e mësonte djalin e tij të ngasë një biçikletë pa rrota ndihmëse. Pak çaste pas nisjes së këtij “eksperimenti”, në trajektoren e vogëlushit përfunduan dy të moshuara që po ecnin, 87-vjeçarja dhe një mikeshë i saj.
Djali humbi kontrollin e biçikletës dhe goditi zonjën. Në atë kohë, pasojat e aksidentit nuk dukeshin të rënda dhe babai i djalit thuajse këmbënguli që të thirrej një ambulancë. Më pas, situata u përkeqësua dhe e moshuara ndërroi jetë./abcnews.al