Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç mohoi se ka pasur marrëdhënie me rusët dhe kujtoi se paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitaroviç, i ka dhuruar presidentit Vladimir Putin një fanellë të ekipit kroat të futbollit në vitin 2018.
“Unë kurrë nuk kam thënë një fjalë të mirë për të. Pse njerëzit tani janë të befasuar nga marrëdhëniet e biznesit me rusët? Njerëzit që janë aktualisht në pushtet nuk do të mund të mësojnë kurrë aq sa kam harruar unë për këtë çështje,” tha Milanoviç.
Duke folur për aludimet se Andrej Plenkoviç mund të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Milanoviç thotë se kryeministri duhet të deklarohet personalisht për këtë.
“Ndoshta është kandidat, por këtë duhet ta dimë. Po apo jo, nuk ka ngatërresë”, theksoi ai./abcnews.al