Balluku: Specializimi inteligjent, prioritet i qeverisë, do të krijojë vende punë për të rinjtë

schedule13:23 - 12 Prill, 2023

schedule 13:23 - 12 Prill, 2023

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj në konferencën “ Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3” është shprehur se një nismë e tillë ka një rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit tonë.

Balluku ndër të tjera është shprehur se specializimi në këtë fushë do të mundësojë më shumë vende pune për të rinjtë, ku sipas saj do të jenë dhe më të denjë që të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Kjo është një strategji që ka nisur me qendrën e përbashkët të Kërkimit të Komisionit Evropian, që përfshin një sërë aktorësh nga pjesa lokale, qendrore, biznesi, kjo nënkupton se përfaqësuesit e sektorit privat, të qeverisë, shoqërisë civile dhe akademisë do të përfshihen drejtpërdrejt për të zbuluar fushat që duhet që të specializohemi për shërbime inteligjence. Këto janë të lidhura dhe me ekonominë blu, si një zhvillim për ekonominë shqiptare, për të krijuar vende pune dhe për ti aftësuar që të përballojnë presionet dhe për të qenë të denjë për tregun ndërkombëtar. Ne shqetësohemi për largimin e të rinjve por në të vërtetë ato aftësohen.

Strategjia për specializim inteligjent do të jetë një strategji e qeverisë. Qeveria e ka përqafur me dëshirë këtë qasje të veçantë strategjike, pasi na ofron zgjidhjen më të mirë të krijimit të një fryme strategjie. Përball një ekonomie post covid dhe një konflikti që po zgjat në Evropë, asnjë shtet nuk ka qenë imun nga goditja e pandemisë, ka ardhur momenti që nga pësimet të nxjerrin mësim dhe ka ardhur koha të ngremë kapacitete tona, dhe ti aftësojmë që të jenë në gjendje që të përballojnë çdo lloj sfide. Tashmë kemi një sërë sfidash, por më të mëdha do të vijnë gjatë zbatimit të saj. Të shkruash një strategji apo ligj ne që jemi pjesë e parlamentit ne e dimë vështirësinë dhe implementimi është sfida më e vështire, pasi duhet që të thyhen disa barrierë për mënyrën që jemi mësuar sit ë punojmë. Ndryshimi i strategjisë për këtë vit është se është bërë që nga drafti, dhe implementimin do ta bëjë më të lehtë. Kemi një sërë sfidash përveç implementimin. Kemi të bëjmë me sfidat e qeverisë dhe të administratës”, ka thënë ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!