Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është takuar me Rishi Sunak. Të dy udhëheqësit janë takuar si pjesë e vizitës historike të Biden për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes të Premtes së Mirë.
Ndërsa dyshja u ulën në Hotelin Grand Central, Biden tha se ishte këtu për t’i “dëgjuar”.
Të dy udhëheqësit gjithashtu do të diskutojnë investimet e SHBA në Irlandën e Veriut së bashku me përpjekjet e përbashkëta për të mbështetur njerëzit në luftën në Ukrainë gjatë takimit të tyre 30 minuta.
Gjithashtu udhëheqësit e partive në Irlandën e Veriut kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër me Presidentin Biden. Duke folur pas takimit, udhëheqësi i Unionistëve të Ulsterit, Doug Beattie tha se ata diskutuan përparimin e bërë që nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë dhe mundësitë ekonomike për Irlandën e Veriut.
Udhëheqësi i DUP Sir Jeffrey Donaldson, Michelle O’Neill i Sinn Féin, udhëheqësja e Aleancës Naomi Long dhe kreu i Partisë Sociale të Punës dhe Demokratëve (SDLP) Colum Eastëood morën pjesë në diskutime
/abcnews.al