Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, janë parë së fundmi bashkë në prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e “14 Majit”, pasi një nisje ku ishin të ndarë.
Analisti, Frrok Çupi i ftuar në “Newsline” shprehet se jemi duke parë një teatër dhe se ata dy politikanët e shohin këtë fushatë si një provë gjeneralë.
Ai shton se e gjithë kjo bëhet me synimin që krye të PD, të vijë Ilir Meta dhe të kenë atë parti si varkë shpëtimi, për të protestuar kundër Perëndimit.
“Ne po marrim pjesë në një teatër, ku fushatën këta po i shohin si provën gjenerale. Kjo dyshe e padëshiruar për Amerikën dhe perëndimin, por këta po praktikojnë që njërën parti, PD ta çojë në shtëpinë e Ilir Metës dhe Meta të kthehet në kryetar të PD.
Pas kësaj do të bëjë PD në një pari jo më me vlerë kombëtare.
Dëmi është i madh. Pse e bëjnë? Për ta pasur si një varkë shpëtimtare, për të protestuar kundër perëndimit.
As Meta dhe as Berisha nuk kanë punë me popullin shqiptar, por vetëm me Amerikën”, tha Çupi.r.t/abcnews.al