Ukraina dhe Rusia njoftuan sot se kanë shkëmbyer sërish robër lufte pas një muaji. 106 personel ushtarak u kthyen në Rusi dhe 100 në Ukrainë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se 106 ushtarakë rusë, të cilët ishin në “rrezik vdekjeprurës” ndërsa ishin në paraburgim, ishin kthyer.
Ushtarët do të dërgohen në Moskë, ku do t’u sigurohet trajtim mjekësor dhe mbështetje psikologjike, thuhet në deklaratë.
Kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, njoftoi kthimin e 100 personelit ushtarak në Ukrainë .
“Ne sollëm 100 nga njerëzit tanë, këta janë ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe anëtarë të Gardës Kombëtare,” tha ai, duke folur për një shkëmbim “të vështirë” dhe duke shtuar se mes tyre ka mbrojtës të Mariupol, Azovstal, Gostomel.
“Disa janë lënduar rëndë dhe vuajnë nga sëmundje. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që të gjithë të marrin ndihmën që u nevojitet”, shtoi ai në postimin e tij në Telegram.
Shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis Kievit dhe Moskës u zhvillua më 7 mars, kur Ukraina mori 130 ushtarë të saj dhe Rusia 90.
Në dhjetor 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se më shumë se 1,300 të burgosur ishin kthyer në Ukrainë në shkëmbime me Rusinë që nga fillimi i luftës.
Që atëherë janë bërë disa shkëmbime të tjera. /abcnews.al