Një grua britaniko-izraelite, e plagosur në një sul të premten, në të cili humbën jetën dy vajzat e saj, ka vdekur. Leah Dee, 48 vjeç, kishte qenë në koma që nga sulmi në Bregun Perëndimor.
Vajzat e saj Rina, 15, dhe Maya, 20 vjeç, u varrosën të dielën në vendbanimin Efrat. Familja ishte zhvendosur në Izrael 14 vjet më parë nga Britania e Madhe, ku burri i Leas kishte shërbyer si rabin në veri të Londrës.
Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e motrave.
/abcnews.al