Tiger Woods nuk do të rifillojë raundin e tij të tretë në Augusta National të dielën pasi pesë herë kampioni i Masters u tërhoq nga turneu për shkak të një dëmitmi.
Një postim në llogarinë e “The Masters” thuhej: “Për shkak të dëmtimit, Tiger Woods është tërhequr zyrtarisht nga Turneu Masters.”
Numri një i golfit kishte ndjerë shqetësime. Në një të shtunë të ftohtë dhe të lagësht, në shiun që binte, Woods mund të shihej duke ccaluar teksa po shkonte për të që dukej si detyrë e dhimbshme dhe rraskapitëse për të bërë rrugën e tij rreth fushës kodrinore të Augusta.
Përpara dëmtimeve të rënda të këmbës që pësoi në një aksitend automobilistik në vitin 2021, Tiger Woods i ishte nënshtruar disa operacioneve në shpinë. Ai shfaqi guximin dhe qëndrueshmërinë e tij të zakonshme për të vazhduar të shtunën edhe pse shpresat për të fituar një xhaketë të gjashtë jeshile ishin zbehur prej kohësh./ h.ll/abcnews.al
Tiger Woods. Painful to watch. ? pic.twitter.com/kMV9WxViQo
— McNeil (@Reflog_18) April 8, 2023