Perëndimi nuk i kujton armët bërthamore amerikane në Evropë, por i përgjigjet në mënyrë histerike synimeve të Rusisë për të ndërtuar objekte për vendosjen e armëve të tilla në Bjellorusi.
Kështu u shpreh zëdhënësi i kremlinit, Dmitry Peskov këtë të diel, shkruan Tass.
“Perëndimi nuk është i prirur të kujtojë temën e armëve bërthamore amerikane, të cilat janë me bazë në Evropë, rreth vendit tonë, por në këtë rast, ata janë të prirur ndaj këtij reagimi histerik ndaj planeve tona për të ndërtuar objekte taktike të ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi”, theksoi ai.