Polonia do të ndalojë përkohësisht importet e grurit në Ukrainë

schedule23:24 - 8 Prill, 2023

schedule 23:24 - 8 Prill, 2023

Importet e grurit ukrainas në Poloni do të ndalen përkohësisht për të zbutur ndikimin në çmime, por tranziti do të lejohet ende, tha ministri polak i bujqësisë Robert Telus.

Zoti Telus mori detyrën të enjten pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen mes protestave të fermerëve për rënien e çmimeve të produkteve.

“Ne ramë dakord të kufizojmë dhe për momentin të ndalojmë eksportet në Poloni,” u tha Telus gazetarëve pas takimit me homologun e tij ukrainas.

“Tranziti do të lejohet, por do të monitorohet nga afër në të dy vendet, në mënyrë që gruri i Ukrainës të mos qëndrojë në Poloni.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!