Abazoviç tregon synimin: Mali i Zi të anëtarësohet në BE në 4 vitet e ardhshme

schedule16:42 - 7 Prill, 2023

schedule 16:42 - 7 Prill, 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi ka mundësinë më të mirë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se synimi është që kjo të ndodhë në 4 vitet e ardhshme.

Abazovic tha në forumin “Pyet ministrin”, ku përfaqësues të qeverisë folën me studentët, se ai është shumë optimist në lidhje me procesin e integrimit, shkruan Vijesti.

Sipas tij, Mali i Zi duhet të përfitojë nga situata aktuale.

“Askush nuk ka mundësi dhe pozicion më të mirë se Mali i Zi, shpresoj se do të ketë dëshirë, mençuri dhe vullnet për të na pranuar”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Abazoviç nënviozi se për të arritur anëtarësimin në BE është e nevojshme që Mali i Zi të kryejë reformat, por edhe unioni të ringjallë procesin e zgjerimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!