“Ylli” shqiptar që “shkëlqen” në Rumani, Ermal Krasniqi “tërheq” vëmendjen e teknikut Sylvinho

schedule16:36 - 7 Prill, 2023

schedule 16:36 - 7 Prill, 2023

Anësori 24-vjeçar i rumunëve të Cluj, Ermal Krasniqi, duket se po fillon të shkëlqejë akoma dhe më shumë në futbolluni rumun, teksa në sfidën e fundit të ekipit të tij ku përballë kishin rivalët e Arges, në çerek-finalet e Kupës së Rumanisë, Krasniqi u kthye në protagonistin absolut të sfidës duke kualifikuar të tijët për gjysmë-finalet e kompeticionit.

“Fantazisti” me origjinë nga Malisheva e nisi sfidën nga stoli dhe hyri në fushën e blertë vetëm në fillimin e pjesës së dytë, më konkretisht në minutën e 46’-të të sfidës dhe mesa duket vetëm 45 minuta mjaftonin për Krasniqin, i cili në minutën e 89’-të pas një kombinimi fantastik me Daniel Birligean gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë të tijve një fitore tepër të vyer.

Ky ishte goli i pestë me skuadrën rumune për Krasniqin, i pari në Kupë. Pavarësisht se është një nga lojtarët më në formë, ai nuk mori një ftesë nga trajneri Giresse për dy sfidat e para të Kosovës në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës. Mirëpo, për “fantazistin” nga Malisheva e interesuar edhe Kombëtarja jonë, me Krasniqin që përlqehet shumë nga tekniku Sylvinho dhe duket se në ndeshjet e qershorit ekziston një mundësi shumë e madhë që 24-vjeçari t’i bashkohet “legjionarëve”.

Ndërkaq, kujtojmë se Ermal Krasniqi u transferua në merkaton e janarit nga ekipi i Ballkanit te rumunët e Cluj, pas performancave fantastike që 24-vjeçari dhuroi në rrugëtimin e ekipit nga Kosova në UEFA Conference League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!