Solskjaer merr drejtimin e klubit legjendar belg

schedule10:50 - 7 Prill, 2023

schedule 10:50 - 7 Prill, 2023

Ole Gunnar Solskjaer në bisedime për t’u bërë trajner i klubit Brugge.

Trajneri 50-vjeçar është në listën e ngushtë të klubit belg.

Ronnie Deyla dhe ish-asistenti i trajnerit në Leipzig dhe Bayern Dino Toppmeller janë gjithashtu në garë për postin e trajnerit të Brugge.

Ole Gunnar Solskjaer është ish-trajneri i Manchester United.

Në dhjetor 2018, ai u emërua te Man United dhe në mars 2019 u bë trajner me kohë të plotë të ekipit.

Në nëntor 2021, Manchester United shkarkoi Solskjaer. /G.D abcnews.al/