Një djalë 12-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një gruaje 60-vjeçare, e cila vdiq pasi u godit nga një makinë në zonën Greenhill të Sheffield të mërkurën, tha policia e South Yorkshire.
Djali, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, do të paraqitet sot para Gjykatës të Sheffield.
Gruaja që vdiq quhej 60-vjeçarja Marcia Grant. Familja e saj tha se ajo ishte një “grua e dashur dhe e përkushtuar, nënë, gjyshe, motër dhe shoqe dhe një shtyllë e komunitetit të saj”.
Grant u shpall e vdekur në vendngjarje.
/abcnews.al