Flick komenton shkarkimin e Nagelsman

schedule22:54 - 6 Prill, 2023

schedule 22:54 - 6 Prill, 2023

Hansi Flick është ende i habitur nga vendimi i bordit të Bayernit për të shkarkuar trajnerin Julian Nagelsman.

35-vjeçari pasoi Flick në verën e viti 2021 në krye të bavarezëve, me një kontratë 5-vjeçare dhe rrogë të majme, ndonëse palët u ndanë si një rrufe në qiell të hapur, megjithëse humbja ndaj Leverkusenit kishe dhënë tronditje.

57-vjeçari gjerman e ka të vështirë gjetjen e arsyes se nga buroi ky verdikt, por prek rëndësinë e titujve në Mynih.

“E habitshme, nuk e prisja të ndodhte diçka e tillë, marrë në konsideratë klubin dhe politikat e tij ndër vite. Por nga krahu tjetër, aspiratat e klubi dihen. Kur e shikon nga jashtë një gjendje është e vështirë të japësh një opinion konkret. Dëshira e tyre për të triumfuar në çdo front ku ata janë prezentë, shtoi shpenzimet në merkaton e fundit dhe qëndron si arsyeje apo justifikim, ndonëse besueshmëria kalon në variacione të ndryshme.

Përgjegjësia e ka trashëguar postin e çdo personi në Mynih, si atyre që marrin vendime ekzekutive, ashtu edhe trajnerit, me skemat dhe rezultatet në fushë”, përfundoi ish-trajneri i Bayernit në periudhën 2019-2021.