Teleskopi James Webb zbulon vrimën e parë të zezë të universit

schedule14:16 - 6 Prill, 2023

schedule 14:16 - 6 Prill, 2023

Teleskopi James Webb ka pikasur vrimën e parë të zezë të njohur më e vjetra që ne njohim, të paktën. Nëse kjo nuk duket mjaft e rëndësishme, ne e bëjmë një hap më tej dhe ju themi se shkencëtarët besojnë se mund të jetë një nga të parët në të gjithë Universin.

Lentet e këtij teleskopi janë aq të fuqishme sa e lejojnë atë të shohë prapa në kohë, në fazat e hershme të Universit. Kështu u zbulua vrima e zezë gjigante, me një masë 10 milionë herë më të madhe se Dielli, në qendër të një galaktike “bebe” që u krijua 570 milionë vjet pas Big Bengut.

Ky përbindësh galaktik mund të jetë një nga vrimat e zeza të panumërta që u rritën edhe më shumë gjatë periudhës që filloi 100 milionë vjet pas Big Bengut, kur Universi shkëlqeu, fjalë për fjalë, për një miliard vjet. Në atë kohë u formuan yjet, vrimat e zeza dhe universet, ndërsa askush nuk e di ende pse vrimat e zeza të asaj kohe u bënë kaq të mëdha.

Studiuesit që bënë zbulimin kanë paraqitur gjetjet e tyre, kanë publikuar studimin e tyre dhe janë në pritje të miratimit nga Shoqata e Fizikantëve. “Është e para që kemi gjetur nga ajo periudhë kohore, por duhet të ketë shumë,” tha Rebecca Larson, një astrofizikane në Universitetin e Teksasit. “Ne llogarisim se ky nuk është krijuar kohët e fundit dhe ka ekzistuar që në një kohë shumë të hershme në univers. Kohët e fundit na është dhënë mundësia të studiojmë këtë epokë të historisë universale dhe mezi pres të mësoj më shumë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!