Një konflikt mes tre personave ka ndodhur në Elbasan, për një shumë parash të marra borxh.
Sherri ndodhi pasi 20-vjeçari H. S. I kishte marrë para borxh 38-vjeçarit D. D., por nuk ia kishte kthyer ende. Gjatë konfliktit, ka ndërhyrë 41-vjeçari B. H., i cili i ka thyer xhamin e automjetit të 20-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: H. S., 24 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Mashtrimi”; D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe B. H., 41 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Këta shtetas janë konfliktuar për një shumë parash që shtetasi H. S. ia kishte marrë borxh shtetasit D. D., por nuk ia kishte kthyer ende. Gjatë konfliktit, shtetasi B. H. ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit H. S. /abcnews.al