Shpërthimi në Nord Stream, Suedia: Ende e paqartë se kush fshihet pas sabotimit të gazsjellësit

schedule12:10 - 6 Prill, 2023

schedule 12:10 - 6 Prill, 2023

Autoritetet suedeze thanë se rrethanat pas shpërthimeve të gazsjellësit Nord Stream vitin e kaluar kanë qenë të vështira për t’u hetuar, disa muaj pas sulmit që synonte dërgesat e gazit të Rusisë në Europë.

Zyrtarët suedezë dhe danezë kanë hetuar katër të çara në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë përmes Detit Baltik. Prokurori suedez Mats Ljungqvist tha në një deklaratë  të enjten se gjetjet kanë konfirmuar se shpërthimet në tubacionet Nord Stream kanë të bëjnë me sabotim.

“Kjo ka të bëjë me një krim, rrethanat e të cilit janë të vështira për t’u hetuar. Shpërthimet ndodhën 80 metra në fundin e oqeanit në Detin Baltik”, tha Ljungqvist.

Misteri se kush mund të jetë përgjegjës për sabotimin shtatorin e kaluar, i cili dëmtoi dy tubacione që transportonin gazin rus në Bashkimin Europian dhe synonin një burim vendimtar të ardhurash për Moskën.

Të dy tubacionet u mbyllën në kohën e sulmit, i cili ndodhi disa muaj pas pushtimit rus të Ukrainës.

Muajin e kaluar, Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në sabotim pas një raporti nga New York Times që citon një “grup pro-ukrainas” si përgjegjës të sulmit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!