Fiorentina ka triumfuar në “aktin e parë” të gjysmë-finaleve të Kupës së Italisë, me “violët” e Firences, të cilët fituan me rezultatin 0 me 2 në arenën “Stadio Giovanni Zini” ndaj vendasve të Cremonese.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftuar për miqtë që të gjenin fitoren në ndeshjen e parë të gjysmë-finales. Fillimisht rezultatin e zhbllokoi braziliani Arthur Cabral në minutën e 20’-të të sfidës çoi topin në rrjetë pas një krosimi fantastik të mbrojtësi Christian Biraghi. Ndërsa, për golin e dytë mendoi argjentinasi Nicolas Gonzalez, i cili me një ekzekutim fantastik të një 11-metërshi të akorduar pas rishikimit me sistemin “VAR”, “hipotekoi” fitoren e “violëve”.
Me këtë fitore, Fiorentina është “një hap” më afër finales së madhe të Kupës së Italisë, ku përballë do ketë “bardhezinjtë” e Juventus ose “zikaltërit” e Interit, me këta të fundit që do të vendosin gjithçka në “Giuseppe Meazza”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: