Ministri i Bujqësisë i Polonisë Henryk Koëalczyk ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij, duke thënë se ai vendosi të merrte këtë vendim për shkak të vendimit të Komisionit Europian për të zgjatur importet pa taksa për grurin e Ukrainës deri në qershor 2024.
Fermerët polakë kishin kërkuar vendosjen e tarifave.
“Meqenëse është e qartë se kjo kërkesë nuk do të përmbushet nga Komisioni Europian në këtë pikë, vendosa të jap dorëheqjen nga posti i ministrit të bujqësisë,” tha Koëalczk.
Reuters raporton se kryeministrat e pesë shteteve, përfshirë Poloninë, i kanë shkruar Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen të premten për të marrë veprime ndaj importeve bujqësore ukrainase.
/abcnews.al