Nga ndër më  të pamëshirshmet, 24 vjet nga masakra e Rezallës

schedule07:49 - 5 Prill, 2023

schedule 07:49 - 5 Prill, 2023

 

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezalles së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banor të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin mundur t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave gjenden në Rudnicë dhe Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjarëve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm 3 shpëtuan të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si nga masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovës./KosovaPress