Në më pak se 1 orë, në “Allianz Stadium” të Torinos, vendasit e Juventus do të presin “zikaltërit” e Interit, në “aktin e parë” të gjysmë-finales së Kupës së Italisë, me “derbin e Italisë” që si zakonisht pritet të jetë i magjishëm.
Për ndeshjen e sotme, tekniku Massimiliano Allegri ka vendosur të përdorë formacionin 3-5-2 përballë “gjarpërinjve” të Milanos, ku në portë ndryshe si herët e tjera është vendosur italiani, Mattia Perin. Në mbrojtje Gatti, Bremer e Danilo. Në krahët e mesfushës janë vendosur Cuadrado e Kostic, me “bërthamën” e mesfushës që përbëhet nga Fagioli, Locatelli e Rabiot. Ndërkaq, dyshja e sulmit i është besuar serbit Dusan Vlahovic e argjentinasit Angel Di Maria.
Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi ka vendosur të përdorë formacionin e zakoshëm të “zikaltërve”, 3-5-2, ku në portë është rikthyer Samir Handanovic. Në mbrojtje janë vendosur Baston, Acerbi e D’Ambrosio. Në krahët e mesfushës janë Dimarco e Darmian, me qendrën që sërish i është besuar treshes Mkhitaryan-Brozovic-Barella. Ndërkaq, pas dështimit me Fiorentinan në sulm rikthehet dyshja Dzeko, Lautaro Martinez, me “zikaltërit” që nuk kërkojnë asgjë përveç fitores. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: