Kryeministri hungarez, Viktor Orbán mbështeti sot ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë që të “vazhdojë luftën”, pasi ai po përballet me akuza për pagesa sekrete gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.
“Vazhdoni të luftoni, zoti President. Ne jemi me ju”, tha Orban.
Orban ishte lideri i parë kombëtar evropian që mbështeti kandidaturën presidenciale të Trump në vitin 2016.
Gjatë zgjedhjeve parlamentare hungareze të vitit të kaluar, Trump e përshkroi Orbanin si një lider të fortë që e do vërtet vendin e tij dhe i dha të drejtë për luftën e tij kundër emigrantëve të paligjshëm./abcnews.al