Bursa shqiptare e energjisë është funksionale. Zv.kryemministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë se ankandi i parë do të realizohet në 11 -12 prill.
Balluku tha se ankandi i parë do të jetë publik për të gjithë qytetarët.
“Liberalizimi i pjesshëm i energjisë elektrike krijimi i bursës shqiptare tashmë është funksionale, dhe me datë 11-12 prill ne do të kemi dy ankande live dhe e kemi lënë që ta lançojmë publik përmes një procesi të vërtetë dhe jo thjesht të bënim një inaugurim, pasi është pritur shumë kohë për këtë bursë”, ka thënë ajo.
Zv.kryeminstrja tha se në fokus mbetet kthimi i Shqipërisë në një vend eksportues i energjisë.
“Shqipëria ka nisur një proces të përbashkët me Maqedoninë e Veriut dhe linja e transmetimit Biotola që çon energjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimorë në drejtim të Bullgarisë dhe vendeve të Detit të Zi do të jetë aktive. Kemi një marrëveshje me shtetin grek mes dy operatorëve të transmetimit me trefishimin e kapaciteteve që ndajmë me transmetimin e operatorit grek”, është shprehur ndër të tjera ministrja.
Duke folur në Kuvend, në Këshillin për integrimin Europian ZvKryeministrja Balluku bëri me dije se në 4 prill do të inagurohet edhe segmenti i parë në kuadër të korridorit 8 Korridori VIII është një aks komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut për në Bullgari./abcnews.al