Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pasi përmbysjes së një anije peshkimi mëngjesin e së hënës në brigjet veriore të Spnjës. 7 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, sipas autoriteteve spanjolle.
Anija u fundos rreth orës 5:30 të mëngjesit ndërsa ishte afër Cabo Mayor, pranë gjirit të Santander, kryeqyteti i Cantabria.
Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes.
Përfaqësuesi i autoriteteve lokale të Cantabria, Ainoa Quinones, tha se viktimat janë një shtetas spanjoll dhe një shtetas ganez. Personi i zhdukur është peruan. Sipas saj, një nga shtatë të shpëtuarit është në gjendje kritike.
Tragjedia e mëparshme detare që përfshin një anije peshkimi nga Spanja daton në 15 shkurt 2022, kur anija Villa de Pitanxo u fundos 450 kilometra larg brigjeve të Newfoundland në Kanada, me 24 anëtarë të ekuipazhit në bord.
Tre marinarë u shpëtuan, ndërsa trupat e vetëm nëntë prej 21 të vdekurve u gjetën. Ekuipazhi përbëhej nga 16 spanjollë, pesë peruan dhe tre ganezë.
/abcnews.al