Një skenë tronditëse ka ndodhur në ndeshjen mes Marsejës dhe Montpellier, që po zhvillohet aktualisht në Velodrome.
Në minutën e 17-të të ndeshjes, qendërmbrojtësi i Montpellier, Kiki Koujate ra pa ndjenja në tokë pas një përplasjeje me Bitinia. Menjëherë shokët e tij kanë lajmëruar gjyqtarin e ndeshjes dhe ai ka ndërprerë lojën për t’i dhënë ndihmën e parë.
Por pas 5 minutash lojtari u ngrit në këmbë, i trullosur, por dukej shëndoshë e mirë.
Në minutën e 22-të, ai u zëvendësua duke ia lënë vendin ish-futbollistit të Paris Saint-Germain, Mamadou Sakho. /G.D acnews.al/
Burimi: RMC Sport